Pasuria natyrore dhe kulturore e Strugës në panairin e turizmit në Tiranë
Srugë, 7 prill – Pasuria natyrore, kulturore, historike dhe nacionale e Strugës dhe rrethinës së Strugës këto tre ditë, gjegjësisht nga 6 deri më 8 prill prezantohet në Panairin ndërkombëtar për turizëm në Tiranë.
Qëllimi i panairit, siç theksoi Riste Talevski, përfaqësues i Komunës së Strugës, është që të inkurajohet bashhkëpunimi dhe promovimi i destinacioneve turistike dhe zhvillimi i tyre.
“Si Komunë punojmë çdo ditë në përmirësimin e mundësive tusirike në qytet, zhvillimin e turizmit veror, por edhe të atij dimëror, rritjen e kapaciteteve hotelierike, rregullimin infastrukuror dhe zbukurimin hortikulturor në të gjithë komunën”, deklaroi Talevski për MIA-n
Interesi tek vizitorët, sipas tij është madh.

