Meta mbërrin në selinë blu, takim me Berishën

Kreu i Partisë së Lirisë Ilr Meta ka mbërritur këtë të premte në selinë blu. Ai do të takohet me ish kryeministrin Sali Berisha, teksa shoqërohet nga Petrit Vasili.

Në fokus të takimit janë zgjedhjet  e 14 majit, ku PL dhe “Rithemelimi” garojnë bashkë nën siglën “Bashkë Fitojmë” me 61 kandidatë të dalë nga procesi i primareve.

Ky takim vjen edhe pak ditë para nisjes së fushatës elektorale.