Në Tabanoc policia sekuestron 31 mijë euro nga shtetasi turk, të padeklaruara

Gjatë kontrollit ndaj shtetasit turk në PKK Tabanoc gjendet një shumë më e madhe e të hollave të padeklaruara

Më datën 31.03.2023 në Pikë Kalimin Kufitar Tabanoc nga ana e nëpunësve policorë të Stacionit Policor Tabanoc është kryer kontrollë në auommjetin e pasagjerëve “porsche cayenne” me tabela nacionale të regjistrimit të Rumanicë, i drejtuar nga J.O. (60) nga Republika e Turqisë.

Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe janë sekuestruar të holla të padeklaruara në vlerë prej 31.000 eurove.

Të hollat i janë dorëzuar Drejtorisë së Doganave, kurse personi është në mbajtje për procedurë të mëtejme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=529763006000898&set=a.231255619184973