Shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Belgjikë, furnizonte disa shtete evropiane me kokainë

Një grup shqiptarësh që merreshin më shitje të kokainës është goditru nga policia belge.

Sipas medieve të huaja në pranga kanë rënë 9 persona.

Raportohet se kokaina importohej përmes portit të Antwerpen dhe do të shpërndahej nëpërmjet korrierëve në vende të ndryshme evropiane. 

Aksioni policor u shtri me kontrolle në disa banesa në Berchem, Deurne, Etterbeek, Hoboken, Jette dhe Woluwe-Saint-Pierre në Belgjikë.