7 të plagosur nga përmbysja e autobusit, dyshimet paraprake për aksidentin në Tiranë

Aksidenti në Tiranë, ku një autobus goditi dy automjete të parkuara dhe më pas u përmbys, mund të jetë shkaktuar pasi shoferi humbi kontrollin për shkak të mos funksionimit të sistemit të frenimit.

Është ky detaji më i fundit i raportuar nga gazetari i ABC News, Ermal Vija në “Rrugën e Elbasanit”, në afërsi të Fakultetit Ekonomik, aty ku ndodhi edhe aksidenti, teksa theksoi se ende nuk është arritur në një konkluzion përfundimtar.

Për pasojë, 7 persona janë plagosur dhe fatmirësisht, të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.