Forcat Ajrore shpëtojnë 4 alpinistët serbë në Valbonë
Këtë të diel të 26 marsit katër alpinistë serbë kanë rrëshqitur gjatë kalimit nga Valbona në Theth.
Si pasojë ata kanë marrë lëndime në trup.
Forcat Ajrore kanë bërë me dije se në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivët e saj me dy helikopterët AB 206 dhe EC 135.
Ndërkohë bëhet me dije se një prej të plagosurve është transportuar drejt QSUT-së dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa tre të tjerët nuk kanë pësuar lëndime

