Kurti të dielë vjen në Tiranë/ Pritet të takohet me Ramën dhe Nikollën
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të vizitojë ditën e dielë Tiranën.
Burime bëjnë me dije se Kurti do të zhvillojë një takim formal me homologun e tij Edi Rama dhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla.
Ende nuk dihen se për çfarë do flitet ndërsa mendohet se në fokus të bisedës do të jetë marrëveshja e Ohrit me Serbinë.

