Bastisje në Ohër, gjendet municion, arrestohet një person
Shkup, 24 mars – Një person është arrestuar në Ohër pasi në shtëpinë e tij është gjetur municion.
MPB informoi se dje, nëpunës policorë nga policia kriminalistike – Njësia për tregti të paligjshme të drogës dhe armëve në SPB Ohër me urdhër të Gjykatës Themelore- Ohër kanë bastisur shtëpinë dhe hapësirat tjera ndihmëse të personit nga Ohri A.M.(51).
“Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar municion që e ka poseduar pa autorizim. Me personin në stacionin policor është zhvilluar bisedë informative dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngritët parashtresë adekuate”, kumtojnë nga MPB-ja.

