Norma e interesit e bonove të thesarit është rritur sërish për 0,25 për qind pika, tani është në nivel prej 5,50 për qind
Shkup, 22 mars – Banka Popullore vazhdon me shtrëngimin e politikës monetare me atë që sërish e ka rritur normën e interesit të bonove të thesarit për 0,25 për qind pika dhe tani është në nivelin prej 5,50 për qind.
Në seancën e Komitetit për politikë monetare dhe operative, të mbajtur dje është marrë vendim për rritjen edhe të normave të interesit të depozitave të disponueshme, gjithashtu për nga 0,25 për qind pika me çka normat e interesit të depozitave gjatë natës dhe në 7 ditë do të arrijnë 3,40 për qind dhe 3,45, përkatësisht.
Oferta e bonove të thesarit në ankandin e rregullt është e pandryshuar dhe arrin 10 miliardë denarë.
Nga atje theksojnë se shkalla vjetore e inflacionit ngadalësohet edhe në shkurt, ndërsa gjithashtu edhe sondazhet e Komisionit Evropian, nga nëntori e këtej, tregojnë pritjet e konsumatorëve për ulje të caktuar të inflacionit në dymbëdhjetë muajt e ardhshëm.
“Ngadalësimi shënon edhe inflacioni bazik, por ajo edhe më tej është në nivelin më të lartë. Gjithashtu edhe krahas rënies, pritjet për dinamikën e ardhshme të çmimeve të produkteve primare të bursave edhe më tej janë të përcjellja me pasiguri të madhe”, thonë nga BP.
Në tregun devizor, lëvizjet janë stabile dhe vërehej përmirësim në të gjitha segmentet, përfshirë edhe tek sektori korporativ.
Nga banka qendrore paralajmërojnë se është e domosdoshme udhëheqja e politikave për shkak të stabilizimit të inflacionit dhe pritjeve të inflacionit në bazë më të qëndureshme.
Sa i përket rritjes së çmimeve vendore, banka qendrore bën të ditur se ka një ngadalësim në përputhje me pritjet dhe në shkurt është ulur në 16,7 për qind krahasuar me janarin kur ishte 17,1 për qind.
Niveli i rezervave valutore në fund të muajit shkurt, sipas vlerësimeve të Komisionit, është i mjaftueshëm për ruajtjen e stabilitetit të kursit të këmbimit valutor vendor.
Për sa i përket aktivitetit ekonomik vendor, banka qendrore bën me dije se në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, rritja reale e BPV-së u ngadalësua ashtu siç pritej, kështu që mesatarisht, për të gjithë vitin 2022, ekonomia shënoi një rritje reale prej 2,1 përqindëve, që është afër pritjeve nga projeksioni i tetorit.

