Kryeministri Kurti deklarohet për dorëheqjen e deputetit Humolli

Kryeministri i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është pyetur në konferencë për media për largimin e deputetit të këtij subjekti politik Fatmir Humolli nga grupi parlamentar i partisë.

Kurti ka thënë se nuk ka arritur të takohet me deputetin Fatmir Humolli.

“Nuk kam arritur të takohem ende me deputetin Fatmir Humolli”, tha Kurti.