Prokuroria nis hetimet për vdekjen e 47-vjeçarit spanjoll në Divjakë, zbardhet dëshmia e shokut të tij të dhomës
Trupi i pajetë i Shtetasit spanjoll Francesko Servia i cili ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme duke u vetëplagosur me mjet prerës në dush në ambientet e një hoteli në fshatin Karavasta të Divjakës , ndodhet në morgun e Tiranës. 47- vjeçari i cili punonte në zonë si specialist për montimin e paisjeve në sera është gjetur nga shoku i tij Oskar Velasko i dëmtuar teksa ka prerë damarët.
I alarmuar 41- vjeçari ka njoftuar njerëzit e tjerë të godinës ku ishin akomoduar. Në vendngjarje ka mberritur menjëherë policia dhe ambulanca e cila e ka transportuar drejt Tiranës pa shenja jete. Shoku i tij i dhomës , 41- vjecari Oskar Velasko në dëshminë e tij në polici ka deklaruar se së fundi 47- vjeçari kishte shfaqur shenja depresioni dhe nervozizmi për shkak të mosmarreveshjeve me bashkëshorten e cila ndodhet në Spanjë,por që kurrsesi nuk e mendonte se do te arrinte në këtë akt ekstrem.
Nën drejtimin e Prokurorisë po kryen hetime të thelluara hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes për të përcaktuar shkakun e vërtetë të kryerjes së vetëvrasjes.

