Rama: Në festën e Sulltan Novruzit uroj që pranvera të çelë në zemrat tuaja
Dita e sotme shënon festën e Sulltan Novruzit. Festën më të rëndësishme të Bektashizmit, e ka uruar këtë mëngjes Kryeministri i vendit Edi Rama.
Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan: Në festën e Sullta Novruzit, uroj që pranvera të çelë në zemrat tuaja si vetë kuptimi i kësaj dite të bekuar.
Dita e Sulltan Novruzit celebron ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe, në të cilën sipas legjendës çdo gjë ringjallerohet, lind shpresa e ringjallja për njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.
Në Shqipëri festa e Novruzit mbahet me 22 Mars, por Viti i Ri Persian nis më 21 Mars dhe vende të ndryshme të botës, celebrimet kryen nga 21 Marsi deri në 24 Mars, sipas lokaliteteve./tvklan.al

