Në 24 orët e fundit janë prodhuar 16.811 megavat-orë energji elektrike

Shkup, 20 mars – SHA EMV dje (19 mars)  prodhoi 16.811 megavat-orë energji elektrike, me çka me energjinë e prodhuar vetë plotësoi nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, si dhe nevojat për furnizime shtesë për shkolla, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera vitale shtetërore. 

“Në termoelektranat janë prodhuar 10.579 megavat-orë energji elektrike, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 6.232 megavat-orë energji elektrike”, njoftoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, duke i transmetuar të dhënat e marra nga Raporti i SHA EMV për datën 19 mars 2023.