Borel: Sytë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor sot janë në Ohër
Beograd, 18 mars – Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Zhosep Borel ka vlerësuar se sytë e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor janë në Ohër.
“Përmes shatll-diplomacisë mes Beogradit dhe Prishtinës, ne do të diskutojmë me Vuçiqin dhe Kurtin aneksin e zbatimit – një pjesë integrale e marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar Borel në Tuiter.
Borel ka thënë se pas bisedimeve intensive mes Prishtinës dhe Beogradit do të diskutohet me liderët e dy shteteve për aneksin e zbatimit.

