Bytyqi: Po i ndjekim bursat e të gjitha produkteve ushqimore, nëse ka rënie të çmimeve duhet të ketë implikime edhe tek përdoruesit përfundimtarë

Shkup, 17 mars – Të gjithë ata që merren me tregti me shumicë dhe pakicë duhet të monitorojnë çmimet e produkteve në bursë, sepse çdo ulje e çmimeve në bursë duhet të nënkuptojë edhe ulje të çmimeve për qytetarët tanë, theksoi sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi. 

“Nuk arrita sot të shohë analizat për vezët, sheqerin dhe orizin sepse kisha aktivitete tjera, por gjatë ditës do t’i shoh dhe do të mund të jap vlerësim nëse do të ketë ngrirje edhe të çmimeve të tyre. I ndjekim të gjitha produktet, duke përfshirë edhe ato bujqësore. Në këtë periudhë frutat dhe perimet janë kryesisht produkte të hershme, pjesa më e madhe e të cilave importohet me çka edhe ndjekim çmimet në bursë. Nëse ka rënie të çmimeve në bursë do të mbetemi në qëndrimin që edhe tregtarët të ulin çmimet e tyre”, tha Bytyqi në përgjigjen e pyetjes pas takimit me drejtorin e TAV Maqedoni Metin Batak, TAV dhe TAV konstrakshën në Qeveri.

Çmimet, siç tha ai, janë të luhatshme dhe ndryshojnë çdo ditë varësisht nga oferta, prandaj nuk mund të sillet një konstatim. 

“Por kur të shihet në përgjithësi në një periudhë të caktuar kohore se ka rënie të çmimeve në bursë, do të thotë se duhet të ketë implikime për përdoruesit përfundimtarë”, thekson Bytyqi.