Rama bën një hap pas, qeveria pezullon “pasaportat e arta”

Qeveria pezullon procesin e pasaportave të arta. Pas ndërhyrjes së Bashkimit Europian qeveria Rama bën një hap pas.

“Pasaportat e arta”, kemi pezulluar procesin deri kur të sqarohet në nivel europian qëndrimi. Nuk e shpikëm e morëm  nga vendet e BE-së. Nuk do ta nxjerrim këtë iniciativë në tavolinë pa marrë vendim gjykata europiane. Nëse gjykata europiane do të vendosë kundër çështja është e mbyllur, nëse gjykata europiane vendos pro, atëherë është në zgjedhjen e vendeve” deklaroi kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell dhe kryekomisionerit Oliver Varhelyi.

Ky vendim duket se u mirëprit dhe nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell.

 Patëm mundësi të mirëpresim deklaratën e kryeministrit se skema e pasaportave të arta nuk do të ndiqet më tej dhe kemi trajtuar çështje të tjera si  polarizimi i mjedisit politik në vend, tha Borrel.