Kovaçevski, Bekteshi dhe Trajkovski në “Ramstor” në Kapishtec
Shkup, 16 mars – Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot paradite në orën 11:00 do ta vizitojnë supermarketin “Ramstor” në Kapishtec.
Kovaçevski dhe Bekteshi do të shoqërohen nga drejtori i Inspektoratit shtetëror të tregut, Goran Trajkovski.
Vizita në market bëhet me rastin e çmimeve të reja, të ngrira të brumërave dhe prodhimeve të qumështit të cilat prej sot, sipas vendimit qeveritar, duhet të jenë më të ulëta për 15, përkatësisht 10 për qind.

