MPB: Sanksionohen 55 autobusë që transportojnë nxënës, 21 automjete dërgohen për kontroll të jashtëzakonshëm teknik
Shkup, 16 mars – Gjatë ditës së djeshme në periudhën nga ora 12 deri në ora 16 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është kryer kontroll i automjeteve që kryejnë transport publik të nxënësve. Gjatë kontrollit janë konstatuar 55 kundërvajtje, nga të cilat gjashtë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër për mjet të paregjistruar dhe 21 automjete janë dërguar për kontroll të jashtëzakonshëm teknik.
Kontrollet në komunikacion për rritjen e sigurisë së nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi vazhdojnë edhe në ditët në vijim, bëri të ditur MPB-ja.

