Përfaqësuesit politikë shqiptar të Luginës me deklaratë të përbashkët, kërkojnë të drejta të barabarta siç parashihen për serbët në planin evropian
Përfaqësuesit politikë dhe institucional të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës po kërkojnë të drejtat e barabarta siç parashihen edhe për serbët në planin evropian.
Në dokumentin që ka siguruare Telegrafi, në pikën e parë ata kërkojnë realizimin e plotë të të drejtave kolektive të shqiptarëve, sipas standardeve më të larta të parapara me dokumentet përkatëse të OKB-së, Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, si dhe praktikave përkatëse, dhe adresimin e tyre në kuadër të Dialogut Kosovë-Serbi dhe propozimit evropian.
Lajmi në plotësim….



