Rritet numri i turistëve
Shkup, 14 mars – Numri i përgjithshëm i turistëve në janar të vitit 2023, krahasuar me janarin e vitit 2022 është rritur për 10,3 për qind, ndërsa numri i numri i bujtjeve është rritur për 1,8 për qind, njofton Enti shtetëror i statistikave.
Numri i turistëve vendas në janar të vitit 2023, krahasuar me janarin e vitit 2022, është ulur me 9,8 për qind, ndërsa numri i turistëve të huaj është rritur me 32,9 për qind. Numri i bujtjeve të turistëve vendas në janar të vitit 2023, krahasuar me muajin janar të vitit 2022, është ulur për 10,0 për qind, ndërsa numri i bujtjeve të turistëve të huaj është rritur për 17,0 për qind.
Numri i turistëve në janar të vitit 2023 është 43.384, prej të cilëve 43,2 për qind janë turistë vendor dhe 56,8 për qind turistë të huaj. Numri i bujtjeve në janar të vitit 2023 është 88.635, prej të cilëve 50,0 për qind janë turistë vendorë, ndërsa 50,0 për qind janë turistë të huaj.

