Drogë dhe mijëra euro të fshehura në kasafortë, arrestohet shqiptari në Itali

Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët e Busto Arsizio pasi iu gjetën të fshehura në një kasafortë në shtëpinë e tij 8 kg kokainë dhe 60 mijë euro.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, 49-vjeçari u ndalua në Castellanza për një kontroll rutinë, ndërsa u zbulua se kishte një qese prej pëlhure, e 500 gramë lëndë narkotike e llojit kokainë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, u gjetën 7.5 kg shtesë kokainë, të cilat ishin fshehur mirë në vende të ndryshme të shtëpisë. Më tej, në një kasafortë u gjet edhe shuma e parave prej 60 mijë eurosh, të cilat u sekuestruan.