Dhunuan dy mjekë, arrestohet 31-vjeçari në Kukës, në kërkim i vëllai

Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kukësit pasi bashkë me vëllain kanë goditur për shkak të detyrës 2 mjekë të spitalit të Kukësit.

Bëhet me dije se vëllai i tij 41 vjeç, është shpallur në kërkim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin I. V., 31 vjeç, si dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin H. V., 41 vjeç, të dy banues në Kukës, pasi dyshohet se kanë goditur për shkak të detyrës, 2 mjekë të spitalit të Kukësit”, njofton policia.