SPB-Tetovë: Shqiptohen 88 gjoba për tejkalim të shpejtësisë
SPB Tetovë njofton se dje ka kryer kontrolle të intensfikuara për të sanksionuar shoferët që drejtojnë automjetet me shpejtësinë më të madhe se sa është e lejuar në rrethinën e Tetovës dhe Gostivarit, me çka janë shqiptuar 88 gjoba.
“Dje (12-mars) nga ora 14:00 deri në ora 20:00 në zonën e SPB-Tetovë, është kryer aksion kontrollues për shpejtësinë me të cilën lëvizin automjetet, në të cilën gjithsej janë zbuluar dhe sanksionuar 88 automjete (TE- 43 dhe GV- 45), të cilat kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit. Tetë prej tyre (TE-5 dhe GV-3) kanë tejkaluar me më shumë se 70 kilometra në orë, 21 automjete (TE-12 dhe GV-9) deri në 70 kilometra në orë e kështu me radhë.
Përveç këtyre, në bazë të ligjit janë sanksionuar edhe 72 automjete, gjegjësisht vozitës (TE-46 dhe GV-26) të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë e përcaktuar në vendbanim, si dhe 10 lloje të tjera të kundërvajtjeve të komunikacionit (TE-3 dhe GV-7)”, njoftojnë nga SPB Tetovë.

