Shpopullimi i vendit/ Tabaku: Tkurrja më e madhe që nga Lufta e II Botërore, emigrimi ka varfëruar Shqipërinë
Shpopullimi i vendit, kryesisht nga moshat e reja, është faktori kryesor i varfërimit të Shqipërisë.
Kështu ka deklaruar deputetja e PD Jorida Tabaku, e cila në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se popullsia e Shqipërisë është tkurrur me 1,3% në 2022 dhe kjo sipas saj është rënia më e madhe që nga lufta e dytë botërore.
Tabaku shton se sot sfida më e madhe është frenimi i emigracionit dhe lufta kundër korrupsionit.

