Ngrirja e çmimit për disa produkte, qytetarët: Çmimet janë të larta mezi ia dalim
Shkup, 11 mars – Qytetarët e anketuar nga TVM2 mirëpresin vendimin e qeverisë për ngrirjen e çmimit për disa artikujve ushqimorë, të bukës dhe disa prodhimeve të grurit, më pas të qumështit dhe disa prodhimeve të qumështit. Ata thonë se rritja e çmimeve periudhën e fundit e cila erdhi si pasojë e krizës ekonomike ka ndikuar negativisht në buxhetin familjarë. Disa qyteatarë madje ankohen se me të ardhurat që i marin mezi e kanë kaluar muajin edhe kur cmimet ishin më të ulta. Shpresojnë se vendimi për uljen e cmimeve për produktet kryesore të ushqimit do të rrespektohet nga ana e marketeve.
“Një bukë, është 50 denarë, ndërsa Qeveria që ka miratuar vendimin që buka të shitet 33 denarë. Nuk është duke u marrë parasyshë. As artikujt kryesorë të ushqimit nuk mund t’i sigurosh me atë pagë mujore ashtu siç janë çmimet në markete.”, u shpreh një qytetar.
“Ushqimi është i shtrenjtë. Nuk di çfar të them. Ka edhe produkte me afate të skaduara, ndërsa çmimet janë të larta.”, tha një qytetar.
“Buka kurse se ka lëvizuar, jo në 33 denarë por 35 denarë. Dhe kjo ka ndikuar në buxhetin familjar pasi me 10 mijë denarë nuk mundesh të planifikosh asgjë.”, u shpreh një qytetar.
ISHT: Për mosrespektim të vendimit pasojnë gjoba
Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut thonë se inspektorët janë në vazhdimësi në terren për të vëzhguar dhe konstatuar situatën, andaj po bëjnë apel që të rrespektohen vendimet e qeverisë, në të kundërtën do të pasojnë sanksione.
“Apelojmë tregtarët që çmimin dhe dërgesën e bukës t’a përshtasin konform vendimeve të marra nga Qeveria, në të kundërtën do të përballen me gjoba shumë të larta, që variojnë nga 800 deri në 10.000 euro, në varësi të madhësisë së subjektit ekonomik dhe nën juridiksionin e Ligjit pë Tregëti.”, informojnë nga Inspektorati i Tregut.
Qeveria gjithashtu ka paralajmruar se në periudhën që vjen mund të ketë ngrirje të cmimeve edhe të disa produkte të tjera ushqimore siç janë sheqeri orizi dhe vezët. Qeveria solli vendim tash më të të ngrijë cmimet për disa artikuj ushqimorë. Fillimisht vendimi u mor për ngrirjen e çmimit të bukës në 33 denarë. Së fundmi qeveria solli vendim edhe për ngrirjen e çmimit të qumshtit dhe disa prodhime të qumshtit, si dhe të disa prodhimeve të grurit, siç janë makaronat, dhe spagetit, të cilat lirohen për 8 respektivisht 9 denarë.

