Apeli pranon kërkesën e Salianjit, përjashton gjyqtaren Edlira Petri

Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën e deputetit Ervin Salianji, për përjashtimin e gjyqtares Edlira Petri në procesin që po mbahet në ngarkim të tij për dosjen ‘Babalja”.

Salianji në kërkesën e tij parashtroi tre kërkesa për përjashtimin e gjyqatres.

Së pari, arsyeja që parashtron ka të bëjë me bashkëshortin Sokol Sadushin që ka gjykuar përjashtimin në Gjykatën e Lartë.

Salianji i parashtroi argumentat e tij mbi kërkesën e përjashtimit të gjyqtares, edhe në lidhje e funksionin që ajo kryen në këtë gjykatë, si gjyqtare për mediat. Salianji tha se ka mbajtur qëndrim njëanshmërie dhe në shkelje të rregullave të funksionit me reagimin e saj publik, në lidhje me çështjen në ngarkimin tim.

E treta ka të bëjë me nxjerrjen e datës së këtij gjykimi, të bërë publik.