Ulje e prodhimit industrial në janar

Prodhimi industrial në janar të këtij viti, në krahasim me muajin e njejtë të vitit të kaluar shënon ulje për 2.3 për qind, kumtoi Enti shtetëror i statistikave.

Shikuar sipas sektorëve, prodhimi industrial në sektorin Xehtari dhe nxjerrje e gurëve në janar 2023, në krahasim me janairn 2022, shënon rritje prej 2.4%, në sektorin Industria përpunuese shënon rënie prej 5:0%, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim rritje prej 23.0%.

Ulja në sektorin Industria përpunuese është rezultat, para së gjithash, e prodhimit të ulur në degët në vijim: Prodhimtari e prodhimeve ushqimore, Prodhimtari e pijeve, Prodhimtari e kemikaleve dhe prodhimeve kimike, prodhimtari e prodhimev nga goma dhe prodhimeve nga masat plastike, Prodhimtari e metaleve, Prodhimtari e prodhimeve të fabrikuara metalike, përveç makinave dhe pajisjeve dhe Prodhimtari e automjeteve motorizuese, rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove.

Sipas grupeve kryesire industriale, prodhimtaria në janar 2023, në krahasim me janarin 2022, shënon rritje tek Energjia për 15.1%, Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 9.0% dhe Prodhimet e paqëndrueshme për konsum të gjerë për 6.2%, përderisa ulje shënon tek Prodhiemt intermediare, përveç energjisë për 15.1% dhe Prodhimet kapitale për 2.6%.