Betioneria përplas biçikletën, ndërron jetë 58-vjeçari në Durrës

Një aksident i rëndë është shënuar këtë të premte në Durrës.

Një betionere ka përplasur një 58-vjeçar që po lëvizte me biçikletë. Si pasojë e plagëve të marra 58-vjeçari ka ndërruar jetë.

58-vjeçari nuk është identifikuar ende. Drejtuesi i betioneres është shoqëruar në komisariat.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 12:15, në lagjen nr. 18, Durrës, një automjet (betionere) me drejtues shtetasin P. P., 58 vjeç, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën.

Shtetasi P. P. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.