Mbështetje buxhetore nga BE-ja në vlerë prej 80 milionë euro për përballje me krizën energjetike
Shkup, 9 mars – Kënaqësi e veçantë për mua është kur e premtuara po realizohet dhe ka rezultat. Në krizë janë miq të vërtetë, ndërsa BE-ja dëshmoi se ka dëgjim për kërkesat tona – të na ndihmojë kur ishte më mirë, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në ngjarjen me rastin e prezantimit të grantit nga BE-ja për vendin, në vlerë prej 80 milionë euro.
Siç përmendi Kovaçevski, granti tashmë është i kapshëm dhe këto mjete janë mbështetje për subvencione të qytetarëve për llogarinë për energjinë elektrike, mbështetja për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për mirëmbajtjen e biznesit të tyre, si dhe për investime të shtetit në transzicionin energjetik, në burime ripërtëritëse dhe në efikasitetin energjetik.
Në tetor të vitit të kaluar, përkujtoi kryeministri, kur kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen ishte për vizitë në vendin tonë, porositi se BE-ja do të jetë pranë Maqedonisë së Veriut dhe se së bashku do t’i tejkalojmë sfidat nga kriza.
“E kemi nënshkruar kontratën Fronteks dhe Fonderlejen paralajmëroi një grant prej 80 milionë eurosh. Këto fonde tashmë janë në dispozicion dhe do të përdoren si pjesë e paketës së masave kundër krizës me vlerë mbi 760 milionë eurove. Sipas Bankës Botërore, kjo është mbështetja më e lartë buxhetore në rajon për përballimin e krizës. Për vitin 2023 janë planifikuar 225 milionë euro në një program të veçantë për ballafaqim me krizën energjetike”, tha Kovaçevski dhe shtoi se Qeveria në bashkëpunim me të gjitha institucionet dhe BE-në parandaloi goditjen e çmimeve, mundësoi furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, e rriti prodhimin vendas të energjisë elektrike, siguroi çmim të qëndrueshëm dhe stabilizim të inflacionit, i cili ka ardhur në rënie prej tre muajsh me radhë.

Para të pranishme u drejtua edhe euroambasadori Dejvid Gir. Sipas tij, kjo ngjarje tregoi edhenjë herë se BE-ja i plotëson premtimet, se solidariteti mes vendeve-anëtare, aktuale dhe të kaluara është vlerë fundamentale dhe e prekshme.
“BE-ja do të jetë me Maqedoninë e Veriut gjatë krizzës, siç do të jetë edhe në ndërtimin e një ardhme më të mirë”, tha Gir duke u folur në gjuhën maqedonase.
Edhe ai përkujtoi se BE-ja vitin e kaluar premtoi 80 milionë euro dhe tani po e përmbush këtë. Gir bëri të ditur gjithashtu se sa i përket investimeve në energjinë e pastër, do të ketë edhe më shumë mbështetje si pjesë e paketës prej një miliardë eurosh që BE-ja ka përgatitur për Ballkanin Perëndimor.
Janë duke vijuar fjalimet e zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, si dhe të ministrit të Financave, Fatmir Besimi.
Në ngjarjen në Qeveri, marrin pjesë edhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, si dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.

