Nagelsmann flet për eliminimin e PSG-së, lavdëron paraqitjen e Josip Stanisic

Bayern Munich ka triumfuar edhe në ndeshjen e dytë ndaj Paris Saint Germain me rezultat 2-0.

Bavarezët kanë triumfuar në të dyja takimet ndaj parisienëve duke kaluar në çerekfinale të garës më të madhe evropiane për klube, Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann ka folur pas kësaj fitore duke analizuar 90 minutëshin në Allianz Arena.

“Fillimi i lojës na e bëri të vështirë interpretimin e saj, pasi PSG u përpoq të na impononin tempin e lojës dhe dha efekte negative në organizimin tonë. Gjithsesi me kalimin e minutave filloi të bjerë edhe trysnia e PSG-së, e cila u pasuar në produktivitetin tonë në kuadratin e Donnarummas”.