Prezantim i përkrahjes së BE-së për ballafaqim me krizën energjetike
Shkup, 9 mars – Me rastin e përkrahjes buxhetore prej 80 milionë euro nga Bashkimi Evropian për ballafaqim me krizën energjetike, sot në Qeveri fjalime do të mbajnë kryeministri, Dimitar Kovaçevski dhe ambasadori dhe shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, Dejvid Gir.
Siç kumtoi pres shërbimi i Qeverisë, në ngjarjen fjalime do të mbajnë edhe zëvendës kryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska.
Pas fjalimeve zyrtare, do të organizohet edhe konferencë për shtyp e kryeministrit Kovaçevski dhe euroambasadorit Gir.

