Shtyhet në 23 mars seanca për Mediun, shkak mungesa e prokurorëve

Sot u mbajt seanca për Fatmir Mediun në SPAK, ku është paraqitur edhe familja Durda.
Familja Durda do të përfaqësohet nga avokati Dorian Matlia.

Në gjykatë ka mbërritur dhe avokati i Mediut, Ardian Visha.

Ish-ministri Fatmir Mediu nuk është paraqitur në gjyq.

Ne seancë janë paraqitur vetëm avokatët e ish-ministrit.

Mbi të rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre.

Familja Durda: Kërkojmë të vendoset drejtësia.

Në mungesë të prokurorëve seanca është shtyrë për në 23 mars, në orën 14:00.

Prokurorët ndodhen jashtë vendit, për arsye pune.