Në ditën e fundit janë prodhuar 15.637 MWh energji elektrike

Shkup, 8 mars – SHA EMV dje ka prodhuar 15.637 MWh energji elektrike, informojnë nga Qeveria.

Energjia e prodhuar vetë plotësoi nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, si dhe nevojat për furnizime shtesë për shkolla, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera vitale shtetërore

“Në termoelektranat janë prodhuar 11.831 MWh, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 3.806 MWh”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.