Gazmend Hoxha, drejtor i ri i Policisë së Kosovës

Gazmend Hoxha është zgjidhur këtë të mërkurë drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Qeverisë.

Hoxha aktualisht mban pozitën Drejtor i Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës.

Ndryshe, Ministrisë së Punëve të Brendshme iu deshën rreth 6 muaj, për të vendosur për emrin që do të marr drejtimin e Policisë.

Kjo pozitë për këta muaj është udhëhequr nga ushtruesi i detyrës, Fehmi Hoti.

Policia e Kosovës mbeti me ushtrues detyre pas dorëheqjes së Samedin Mehmetit, i cili u largua nga ky institucion pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë.