Ministria e Ekonomisë po analizon nëse do të ngrijë çmimin edhe të produkteve të tjera ushqimore
Shkup, 6 mars – Në Ministrinë e Ekonomisë në vijim janë analizat që duhet të tregojnë nëse përveç bukës do të ketë ngrirje edhe të çmimeve të produkteve tjera ushqimore.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi të premten i ftuar në televizioni Sitel njoftoi se deri në fund të javës do të dihet nëse do të ketë ngrirje të reja të çmimeve.
“Të gjitha produktet të cilat janë të listuara në Vendimin e kufizimit të marzhës po analizohen. Për momentin konkretisht analizohen çmimet e makaronave dhe produkteve të qumështit dhe me gjasë deri në fund të javës së ardhshme do të shohim se çfarë do të tregojnë analizat dhe do të sjellim vendimet përkatëse”, deklaroi Bekteshi të premten.
Vendim për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore me propozim të Ministrisë së Ekonomisë ndërmerr Qeveria e cila zakonisht mbledhjet e saja i mban të martën.
Më herët, Qeveria ka ngrirë çmimet e bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë në 33 denarë deri në fund të muajit maj.

