Masat e sigurisë gjatë protestës/ Mbi 1 mijë efektivë para kryeministrisë dhe në bulevard
Mbi një mijë efektivë policie janë vënë në gadishmëri teksa pritet të nisë protesta e opozitës. Gazetarja Xhensila Kodra se mbi një mijë forca policie janë vënë në gatishmëri dhe do të pozicionohen para kryeministrisë dhe në bulevard. Prej orës 10 ka nisur edhe bllokimi i disa rrugëve kryesore.
Bëhet fjalë për: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.
Sakaq, nga orët e para të mëngjesit janë ndaluar edhe parkimet në këto rrugë. Ndërkohë që prej mbrëmjes së djeshme, policia ka ngritur edhe disa postblloqe dhe ka kryer kontrolle të shumta. Protesta e opozitës pritet të nisë në 12:00 një orë pasi të nisë seanca për vulën e PD.

