Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe UNICEF nënshkruan program vjetor për bashkëpunim
Shkup, 1 mars – Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Fondi për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) kanë nënshkruar marrëveshje për aktivitetet e punës në vitin 2023. Në takimin e sotëm, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri dhe përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricija DiGjiovani nënshkruan programin vjetor, të disejnuar në drejtimin për përmirësimin e cilësisë në arsim.
“Në pjesën e rritjes së efektivitetit dhe efikasitetit të shpenzimeve të arsimit fillor përmes optimitzimit të rrjetit të shkollave fillore dhe revidimin e formulës financiare, MASH dhe UNICEF së bashku do të punojnë në zhvillimin e planeve komunale për optimizimin dhe modelimin e tyre në dhjetë komuna të përzgjedhura, në zhvillimin e standardeve nacionale për hapësirë, pajisje dhe mjete mësimore për shkollat, si dhe përfshirjen e përfaqësuesve të komunave, punonjësit e shkollave, prindërit, nxënësitë dhe palët e tjera lokale të interesuara në zhvillimin e planeve të optimizimit. MASH do të mund të shfrytëzojë përvojat ndërkombëtare në fushën e reformave dhe të financimit dhe optimizimit të shkollave”, kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Programi parasheh dhe mbështet zhvillimin e politikave dhe programeve që kontribuojnë në mjedise mësimore të sigurta,të shëndetshme, të përgjegjshme gjinore, dhe gjithëpërfshirëse me burime adekuate. Më konkretisht, MASH-i do të marrë mbështetje teknike për zhvillim të programeve mësimore për arsimin fillor dhe të mesëm, për hartimin e Ligjit për Arsimin e Mesëm dhe Programeve Mësimore, për vendosjen e shërbimeve të reja të qendrave burimore për arsimin gjithëpërfshirës, si dhe mbështetja teknike për përfshirjen e arsimimit për mjedisin jetësor dhe ndryshimeve klimatike në planprogramin nacional mësimor dhe politikat e tjera arsimore.
“Theksi do të vihet veçanërisht në aktivitetet që lidhen me tejkalimin e barrierave në qasjen deri te arsimi cilësor gjithëpërfshirës , si dhe në krijimin e mjeteve cilësore dhe gjithpërf-shirëse dhe burimeve për mësimidhënie, duke përfshirë burimet digjitale që janë në përputhje me programet mësimore. UNICEF do të bashkëpunojë me Ministrinë në pjesën e avansimit të kuadrit mësimor dhe përforcimin e kapaciteteve të mësimdhënësve në arsimin fillor dhe të mesëm”, thuhet në njoftimin e MASH-it.

