Shpërthen babai në Greqi: Kam djalin aty, ta paguajnë ata që shkaktuan këtë tragjedi
Ekipet e emergjencave në Larisa po vijojnë punën për nxjerrjen e viktimave dhe të plagosurve që mund të kenë mbetur brenda trenit të pasegjerëve që u aksidentua në Greqi.
Treni, brenda të cilit ndodheshin 350 udhëtarë, u përplas në afërsi të qyetzës së Tempes në Larisa me një tren mallrash, duke bërë që të shpërthente në flakë.
Në vendngjarje kanë shkuar dhe familjarët e udhëtarëve të cilët presin për lajme të mira nga të afërmit e tyre.
Mediat greke kanë publikuar deklarimet e trishat të një babai, i cili pret të gjejë të gjallë në tren djalin e tij.
Një baba, djali 26-vjeçar i të cilit është zhdukur pas tragjedisë së përplasjes së trenit në Tempe, është në dëshpërim jashtë linjës hekurudhore.

