Petrovska – Çernohova: Maqedonia e Veriut dhe Çekia e thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje
Pragë, 28 shkurt – Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot me nderime të larta ushtarake u prit në Pragë, me çka e filloi vizitën e saj zyrtare në Republikën Çeke, në korniza të së cilës do të realizojë takime me ministen çeke të Mbrojtjes, Jana Çernohova.
Ministret Petrovska dhe Çernohova, janë pajtuar se Marrëveshja e nënshkruar për remontimin e helikopterëve midis dy qeverive do ta përforcojë dhe intensifikojë bashkëpunimin bilateral dhe në mbrojtje midis shteteve.
“Marrëveshja e lidhur së fundmi për remontin e dy helikopterëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut është edhe një dëshmi e intensifikimit të bashkëpunimit tonë në mbrojtje, por edhe e afërsisë në Aleancë”, theksoi Petrovska, kumtuan nga MM.
Duke e vlerësuar bashkëpunimin bilateral si të shkëlqyer, ministrja Petrovska në takim theksoi se Çekia nuk është vetëm aleatja jonë e ngushtë në NATO, por edhe mbështetëse e zëshme e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut.
“Republika Çeke është mbështetëse e vazhdueshme dhe e zëshme e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe për këtë ne jemi mirënjohës dhe llogarisim në mbështetjen çeke edhe në të ardhmen”, theksoi Petrovska.
Ajo shtoi se integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të tjera nga Ballkani Perëndimor do t’i japë një shtysë pozitive sigurisë së rajonit.
“Realiteti aktual gjeopolitik e imponon nevojën e përshpejtimit dhe nxitjes së dinamikave të reja në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të tjera nga Ballkani Perëndimor, sepse ndikimet negative në Ballkan do të zbuten dhe në të njëjtën kohë do të jenë kushte më të favorshme do të krijohet për zgjidhjen e çështjeve të hapura”, ka potencuar Petrovska.
Ministrja Petrovska gjatë vizitës në Parlamentin çek, ka realizuar takim me kryetarin e Komitetit për Mbrojtjen e Çekisë, Lubomir Metnar.
Nga MM paralajmëruan se sot pasdite, ministrja Petrovska do ta vizitojë Entin remontues të aviacionit – LOM, ku në bazë të marrëveshjes së nënshkruar Qeveri me Qeveri (G2G) në dhjetor vitin e kaluar, gjatë periudhës së ardhshme do të remontohen dy helikopterë Mi-8MT.

