“Po na fundos, mendon vetëm për veten tënde” – krisje në marrëdhënien e Luizit dhe Kiarës

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë pasur ditën e djeshme (e hënë) një krisje në marrëdhënien e tyre.

Kjo nisi nga një lojë që ‘Vëllai i Madh’ ua kishte dhënë vetëm vajzave dhe një avantazh për këtë e kishte banorja Ermiona Lekbello.

Konkurrentet nuk duhej të flisnin me djemtë brenda shtëpisë e as nuk lejoheshin prekjet me njëri-tjetrin.

https://www.instagram.com/reel/CpM_5crO3HR/?utm_source=ig_embed&ig_rid=fa2fbc98-2584-410c-b10b-3e1c1d548706

Teksa Kiara ishte në banjë, ajo u bllokua nga Luizi, i cili nuk e lejonte të dilte nga aty, vetëm për ta bërë të flasë dhe ta humbasë lojën.

Kjo e acaroi në masë të madhe moderatoren, e cila në një moment filloi edhe të qante duke thënë se po i zihet fryma.