Çfarë ndodhi në takimin Kurti – Vuçiq, cila është marrëveshja që Kurti është dakoduar?
Shkup, 28 shkurt – Një lider i pashantazhuar është çdoherë në epërsi dhe fitues në negociata, i tillë është Albin Kurti. Situata politike në Kosovë dhe Serbi po shkon drejt normalizimit, kjo lirshëm mund të thuhet pas takimit të mbrëmshëm në Bruksel, mes krerëve të dyja shteteve Kurti dhe Vuçiq. I gjithë opinioni mbarë shtetërorë e rajoni fokusin e kanë në ngjarjet që kanë ndodhur në atë takim. Sepse, në media ishte krijuar një pompozitet i kësaj teme që Kurti do ta ketë të vështirë sepse gjatë këtij takimi oferta është merre ose leje, që detyrimisht duhet të pranojë Kurti edhe gjëra që nuk janë në favor të Kosovës. Ngjashëm sikurse gjatë takimit, edhe pas kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte i buzëqeshur dhe i relaksuar, gjendja e tij emocionale në fakt ishte përgjigja e duhur e asaj se çfarë ka ndodhur në atë takim. Plani franko-gjerman deri mbrëmë përmendej vazhdimisht por në të vërtetë përpos negociatoërve askush nuk e dinte përmbajtjen e këtij plani, mbase ishin treguar disa pika sipërfaqësore, por detajet e gjërat konkrete nuk diheshin. Kurti gjatë konferencës për media bëri të ditur që plani do të publikohet dhe bëri apel që secili qytetarë i Kosovës ta lexojë me kujdes, dhe mos të manipulohen nga interpretime tendencioze, shkruan Zhurnal.
BE ka publikuar 11 nenet e planit evropian për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë –
Plani franko-gjerman ka qenë shumë i përfolur pa pasur asnjë pikë konkrete të përmbajtjes së këtij plani deri dje, kur në mbërmbje u zhvillua edhe takimi i rëndësisë së veçantë në Bruksel. Pasi, njëra palë në këtë rast Kosova është dakorduar për këtë plan dhe pala tjetër Serbia ka refuzuar, plani është publikuar. Por, vet publikimi i planit është përgjigje që edhe Serbia shumë shpejt do ta pranojë të njëjtin. Çfarë në të vërtetë përmban ky plan?
Plani përmes të cilit po tentohet të arrihet marrëveshja që u bë publike pas takimit, përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese. Marrëveshjet e deritashme përfshijnë edhe atë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, e cila është arritur në vitin 2013, por nuk është zbatuar kurrë. Kurti i vendosur se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik me kompetenca ekzekutive, ndërsa Vuçiq insiston në themelimin e tij.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në takimin në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u pajtuan për përmbajtjen e propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes dy shteteve.
“Ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm dhe i pandryshueshëm. Ecja përpara do të jetë për planin e zbatimit. Jemi në një rrugë të mbarë dhe njëkahëshe të normalizimit të marrëdhënieve. Është marrëveshje e simetrisë, e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit në të ardhmen”, tha Kurti, duke theksuar se takimi në Bruksel ishte pozitiv dhe konstruktiv.
Pas takimit të Kurtit dhe Vuçiqit nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, shefi i diplomacisë së bllokut evropian, Josep Borrell, tha se palët u shprehën të gatshme të vazhdojnë me zbatimin e propozimit.
Nga ana tjetër, Vuçiq tha se takimi ishte “shumë i vështirë”, por shtoi se bisedimet do të vazhdojnë në “periudhën e ardhshme”.
“Mendoj se është e rëndësishme që njoftimi i BE-së do të përmbajë fjalë për domosdoshmërinë e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të mëparshme. Unë, natyrisht insistova në Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Mendoj se Kurti nuk ishte i gatshëm ta pranonte tani, por do të shohim nëse do ta pranojë në të ardhmen”, tha ai.
Megjithatë, më i rëndësishëm se takimi i mbrëmshëm i krerëve të dyja shteteve është fakti se mbrëmë u bë publik dokumenti i shumë pritur, për përmbajtjen e të cilit spekulohej shumë.
Në nenin 1, 5 dhe 6 kuptohet më qartësisht marrëveshja e cila do të jetë shumë e dobishme për Kosovën, gjithashtu në nenin 4 është e precizuar që Serbia nuk do të bllokojë Kosovën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, atë që e kishte nënshkruar Avduallah Hoti 4 shtator 2020, që Kosova mos të anëtarësohet për një vit në asnjë organizatë ndërkombëtare.
Neni 1
Palët do të zhvillojnë marrëdhënie normale, të fqinjësisë së mirë me njëra-tjetrën mbi bazën e të drejtave të barabarta. Të dyja palët do të njohin reciprokisht dokumentet e tyre përkatëse dhe simbolet kombëtare, duke përfshirë pasaportat, diplomat, targat dhe vulat doganore.
Neni 5
Asnjëra palë nuk do të bllokojë, as nuk do të inkurajojë të tjerët të bllokojnë, përparimin e palës tjetër në rrugën e tyre përkatëse në BE bazuar në meritat e tyre. Të dyja palët do të respektojnë vlerat e përmendura në nenet 2 dhe 21 të Traktatit të Bashkimit Evropian.
Neni 6
Ndërsa kjo Marrëveshje përbën një hap të rëndësishëm normalizimi, të dyja palët do të vazhdojnë me një shtysë të re procesin e Dialogut të udhëhequr nga BE-ja, i cili duhet të çojë në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve të tyre. Palët bien dakord të thellojnë bashkëpunimin e ardhshëm në fushat e ekonomisë, shkencës dhe teknologjisë, transportit dhe lidhjes, marrëdhënieve gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit, postave dhe telekomunikacionit, shëndetësisë, kulturës, fesë, sportit, mbrojtjes së mjedisit, personave të zhdukur, personave të zhvendosur dhe të tjera të ngjashme. fusha nëpërmjet lidhjes së marrëveshjeve specifike. Detajet do të bien dakord në marrëveshje shtesë të ndërmjetësuara nga dialogu i udhëhequr nga BE.
Dhe, në këtë dokument në mënyrë precize nëse analizohen 11 nenet, qartazi dhe shumë lehtësisht kuptohet, se kemi një stabilizim të marrëdhënieve që krijon paqe dhe stabilitet për tërë rajonin, njohje reciproke të dokumenteve, dhe kjo është një përparësi e jashtëzakonshme që e nxjerrë në epërsi Kosovën, e kjo krejt falë Albin Kurtit si negociator i pastër dhe i pa kapur dhe i pa shantazhuar prandaj, ka vepruar me plan dhe strategji që të nënshkruaj pa qenë i detyruar, vetëm atë që është në dobi të Kosovës.
Mbase nuk është nënshkruar asgjë në takimin e 27 shkurtit, por ajo që është vërtetuar dhe siguruar është garanca që Kosova ka progresuar tepër në negociata, prandaj edhe Kurti kishte shprehur gatishmërinë qysh mbrëmë të nënshkruajë, por Vuçiq kishte refuzuar sepse ende nuk është gati ta pranojë realitetin faktik se Kosova është e pavarur dhe ka një kryeministër të pavarur.
Albin Kurti, lider me dinjitet prandaj edhe ia ktheu Kosovës dinjitetin, me mençuri e qetësi po negocion që në fund Kosova të fitojë atë që e meriton, paqe, siguri dhe zhvillim që garanton perspektivë dhe të ardhme për të gjithë qytetarët pa dallim. /Zhurnal.mk
Propozimin e plotë për arritjen e marrëveshjen mund ta lexoni këtu.

