Shtypi ditorë i arkivuar rrezikon të shkatërrohet

Tetovë, 25 shkurt – Shtypi ditor i arkivuar në Biblotekën e Tetovës nga vitet 1945-90, po rrezikon të zhduket pasi vendi ku ruhet nuk i plotëson as kushtet minimale. Shumë vite të grumbulluara, kanë qëndruar në kulmin e Pallatit të Kulturës, por tani të njejtat janë zhvendosur në bodrumin e të njejtit. Biblotekistja Gjylten Ajruli thotë se shtypi ditor i grumbulluar për 45 vite është në rrezik, pasi sipas saj ka disa kushte ku ato mund të qëndrojn, duke filluar nga drita e hapësira.

“Sigurisht kushtet nuk i plotëson as minimale, çdo material bibliotekar ka një kusht për të plotësuar të lagështisë të temperaturës së dritës, por ato kushte nuk i plotëson”, u shpreh Gjylten Ajruli nga Bibloteka e Tetovës.

Për të shpëtuar të njejtin nga shkatërrimi i tërrësishëm institucionet sa më shpejtë duhet të ndërtojnë hapësirën e re të Bibliotekës. Në shtypin ditor të asaj kohe është e shkruar historia e popullit shqiptar në kohën e ish- Jugosllavisë, thotë Ajruli.

“Shpëtimi i vetem është vetem një hapësirë e re transportimi i tyre çdo ditë që kalon, pasi edhe do bëni inçizime aty kushte nuk janë as pak të mira për gazetar ne shpresojmë në rregullimin e një hapësire të re që mund te transportohen dhe selektohen dhe të sistematizohen dhe që mund të jenë pastaj në shërbim të lexuesve tanë”, theksoi Ajruli.

Edhe magazina ku qëndrojnë librat si romane, poezi, prozë dhe lektyrat, janë po në të njejtën gjendje, të grumbullura në cepe të Pallatit të Kulturës. Ky problem pritet të zgjedhet me ndërtimin e Biblotekës dhe Teatrit të Tetovës, i cili edhe pas 10 vitesh nuk ështe gati.