Përfshihet nga flakët furgoni në rrugën Tiranë-Elbasan
Përfshihet në flakë një automjet në rrugën Tiranë-Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të TEG-ut.
Mësohet se mjeti i përfshirë nga flakët shërbente për transport mallrash.
Nuk raportohet për dëme në njerëz por vetëm dëme materiale pasi drejtuesi e ka braktisur mjetin.

