Qumështi i artë me aftësi pastruese në organizëm

Qumështi i artë është një recetë e lashtë indiane baza e të cilës është qumështi dhe turmeriku.

Një ilaç efektiv për stimulimin e sistemit imunitar, pastrimin e mëlçisë dhe mbështetjen e sistemit tretës, qumështi i artë është një koncentrat i vërtetë vlerash për shëndetin.

Ndiqni më poshtë recetën:

Përbërësit
490 ml qumësht

1 lugë çaji turmerik

Një majë luge piper

¼ lugë çaji kanellë të bluar

1 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja
Hidhni qumështin në një tenxhere.

Shtoni shafranin e Indisë, piperin, kanellën dhe mjaltin.

Përziejini mirë dhe vendosini në zierje.