Kroacia pritet të ndaloj punën të dielave, ka përjashtime për disa lloje të bizneseve

Qeveria e Kroacisë e ka dërguar në Parlament propozimin për ndryshimin e Ligjit për Tregtinë, që parasheh mbylljen e dyqaneve gjatë të dielave.

Në këtë Ligj, i cili parashikohet të hyn në fuqi më 1 korrik, thuhet se tregtarët mund të zgjedhin 16 të diela në vit, gjatë të cilave mund të punojnë.

Sipas ministrit kroat për Zhvillim, Davor Filipoviq orari i punës në këto biznese do të rregullohet në atë mënyrë që të mbyllen të dielave dhe kur ka ditë pushimi gjatë festave.

Sa i përket mundësisë së punës gjatë të dielave, Projektligji parashikon 16 javë pune gjatë gjithë vitit.

Gjithashtu, përjashtime i referohen blerjes së produkteve parësore të bujqësisë, shitjes së produkteve bujqësore në stenda në tregjet me pakicë e shumicë, shitjet e rastësishme në panaire dhe ato në distancë.