Del nga rruga furgoni në Manastir, lëndohen 11 udhëtarë
Manastir, 23 shkurt – Mbrëmë në ora 22:47 në SPB Manastir është paraqitur një aksident në rrugën Manastir- Prilep, ku një furgon me udhëtarë me targa të Manastiri, i drejtuar nga 50 vjeçari M.A, ka dalë nga rruga, informon Zhurnal.
Nga ky aksident më rëndë i lënduar ka ngelur 38 vjeçarja E.G nga Lopatica e Manastirit, ndërsa më pak të lënduar gjithashtu kanë përfunduar edhe R.N.S (31), I.L(38), T.S(50), M.O(31), A.M (22), V.T(40), V.S (27), N.S(45), T.L(20) si dhe D.V (54) të gjithë nga rrethina e Manastirit./Zhurnal.mk

