Sektori shtetëror ka nevojë për IT-ekspertë të lartë, por sa kemi të tillë ?

Shkup, 23 shkurt – Pagat mesatare në sektorin e programimit kompjuterik, lëmi konsultative në dhjetor të vitit të kaluar kanë qenë 88,192 denarë, dhe është 5% më e madhe në krahasim me në të njëjtën periudhë vitin 2021. Kështu thonë të dhënat nga Enti Shtetëror për Statistika. Kjo është paga e dytë më e madhe mesatare në shtet, prapa pagave në transportin ajror, ku paga mesatare është 94,537 denarë. Paga mesatare në shtet në përgjithësi shënon 34,364 denarë, informon Zhurnal.

Sot për të funksionuar një shoqëri, nevojiten ekspertë të IT-së. Në të kundërtën, kur të dhënat janë në arkiva elektronika, kur zhvillohen e-shërbimet, nëse nuk ka ekip të mirë, pasojat mund ët jenë katastrofale. Nga ana tjetër janë edhe ata që keqpërdorin sistemin informativ, të cilët kërkojnë blerjen e të dhënave por edhe lojtarë global të cilët hapin luftëra hibride.

Ajo që në këto kushte bëhet pyetja më kryesore për sektorin publik është – si të sigurohen ekspertë të IT-së. Faktet janë si në vijim: për më të mirët, me përvojë, gjithnjë janë të hapura dyert në kompani të shumta të cilët ofrojnë shërbime outsource për gjithë botën, pavarësisht se prej ku punon, e shumë programerë punojnë nga Maqedonia dhe marin paga evropiane nga 3000 apo 4000 euro. Kundrejt tyre, të punësuarit në sektorin IT në sektorin shtetëror kanë të ardhura në përputhje me rregulloren e cila përcakton pikët vlerësuese të pagave. E ku përfitimet e mëdha janë të pamundura. Një nga opsionet e sektorit publik është ata të përdorin shërbime outsource, çfarë po bëhet në fakt, por ajo me të cilët përballemi janë disa probleme nga rënia e sajteve të ndonjë institucioni shtetëror deri te “zhdukja” malinje e të dhënave të Fondit për Sigurim Shëndetësor, shkruan portali Pari.

Maqedonia nuk është një ishull i izoluar sa i përket sulmeve hibride. E gjithë bota përballet me forma të ndryshme të sulmeve, por pyetja është nëse Maqedonia po bën mjaftueshëm për t’u mbrojtur? Ngjarjet në FSSHM seriozisht tronditën opinionin dhe treguan se çfarë mund të ndodhë. Ekspertët thanë se nuk e dinë çfarë po ndodhë me dokumentet senzitive nga baza e dy milion të siguruarve.

Profesori universitar Orce Simov, i cili është kryetar i IT dhomës pranë LOE, qartë sqaron se ka mënyrë që këto sulme të parandalohen, të rritet siguria e sistemit, të vendosen bejkap offline, si dhe Disaster recovery center, që do t’i ndërmernin të gjitha shërbimet IT nëse sistemi ndalon së funksionuari për arsye të ndryshme. Por a e kemi këtë?

Mosfunksionimi i fondit solli deri te ajo qëtë mos mund të paguhet pagat, mbulesat për pushim mjekësor, refundimet. Hakerët këtë nuk e bëjnë për argëtim por për shantazhim. Dje më në fund, Magdalena Filipovska Grashkoska, drejtoreshë gjenerale e fondit për shëndetësi, mbajti brifing me gazetarët, por tha se nuk guxon të nxjerë detaje për atë nëse hakerët kanë kërkuar të holla për kthimin e të dhënave dhe njoftoi se për rastin është hapur hetim. Ndërkohë mediat njoftuan për informatën jozyrtare se hakerët kanë kërkuar 40 milion euro në kriptovaluta për t’i kthyer të dhënat, transmeton Zhurnal.

Në Maqedoni sulmet hibride janë bërë një dukuri e shpeshtë. Ndonjëherë, përshkak prolemeve teknike, bijnë sistemet informative të institucioneve. Në opinion, sekret publik është se sulmet e hakerëve mbulohen prapa problemeve teknike. Si do që të jetë, efekti kryesor është mosfunksionimi. Vetëm për rikujtim: jo shumë moti një javë nuk funksionoi sistemi i byrosë për furnizime publike, vetëm binte sajti i DAP, ndërsa njëkohësisht nuk funksiononte as ueb faqja dhe sistemi për shfrytëzuesit e kadastrës, ndërsa nuk hapeshte as faqja e bankës popullore.

Ditëve të fundit, nga DAP dhe MPB arritën paralajmërime për qytetarët që të mos besojnë SMS porositë të dërguara nga këto dy institucione, që të mos klikojnë në linqet dhe të mos shenohet të dhënat personale sepse bëhet fjalë për fushatë mashtruese.

Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski duke komentuar alarmet e përditshme për bomba gjithandej, tha se Maqedonia është pjesë e një lufte hibride e cila nuk po zhvillohet vetëm tek ne.

“Brenga është e madhe, mirëpo edhe qëllimi i këtyre sulmeve hibride është pikërisht kjo. Të futet frikë te qytetarët, të ketë pasiguri, të ndikohet mbi institucionet, të lodhen shërbimet e sigurisë të shtetit”, deklaroi Spasovski.

Maqedonia si pjesë e botës globale është para sfidave të shumta të IT-së e për menaxhim me to nevojiten ekspertë të lartë të IT-së./Zhurnal.mk