Tërmet me intensitet prej 6,8 ballë të shkallës Rihter ka goditur Taxhikistanin
Një tërmet me intensitet prej 6.8 ballë është regjistruar në pjesën lindore të Taxhikistanit.
Tërmeti ka ndodhur në orën 05:37 me orën lokale në një thellësi prej rreth 20.5 kilometra.
Epiqendra ishte në Rajonin Autonom të Badakshanit të Epërm, i cili kufizohet me Afganistanin dhe Kinën. Ai territor është pak i populluar dhe është i rrethuar nga vargmali i madh Pamir.

