Llatas dëshmoi edhe njëherë “pafytyrësinë” e tij, intervistë skandaloze!

Shkup, 22 shkurt – Dragan Pavloviç Llatas është i njohur për publikun në Maqedoninë e Veriut si një ndër “gazetarët” më anti-shqiptarë që në çdo rast të mundshëm ka vjellë vrerë ndaj shqiptarëve. Por, tani në një intervistë në kanalin e Stefan Lazarov ka bërë skandal duke treguar ngjarjet barbare dhe mizore dhe anti-njerëzore, që nuk ka pas të bëje asgjë me shqiptarët, por me një vajzë të mitur 15 vjeçare. Pa fije turpi me një energji pozitive dhe me buzëqeshje rrëfente rastin e përdhunimit të një vajze ai së bashku me disa shok të tij. Kjo është e tmerrshme dhe një akt barbar e mizor kundrejt shoqërisë dhe femrave në përgjithësi. Kjo është sulm ndaj shoqërisë dhe kontaminim të sferës publike. Ndaj kësaj intervsite ka pasur reagime të shumta në opinion, me çka janë marrë edhe hapa konkret duke u hapur lëndë në Prokurori. Mes tjerash ka reaguar edhe Komiteti Helsinkut, dhe i gjithë opinioni janë të shokuar, shkruan Zhurnal.

Llatas nxjerri në pah idiotizimin dhe barbarizmin e tij –

Mbase prej tij gjithçka është e pritur, por jo edhe “përdhunim” i sferës publike me intervista skandaloze duke rrëfyer përdhunimin që i ka bërë një vajze. Kjo është e tmerrshme dhe flet për lirinë e tij dhe konsideratën që e ka për këtë publik që ai mund të flet çfarë do, madje të rrëfejë edhe krimet e tij veprimet mizore dhe anti-njerëzore pa kurrfarë frike se mund ta pësojë.

Komiteti i Helsikit për të Drejtat e Njeriut ka reaguar ndaj intervistës së youtuberit Stefan Llazarov, në të cilën të ftuar e ka pasur gazetarin Dragan Pavlovic – Llatas, i ka treguar se si ai me disa shokë në moshën 15-vjeçare e kanë përdhunuar një vajzë.

Nga Komiteti i Helsinkit thonë se “kjo kulturë e të folurit i jep mbështetje abuzuesve dhe nënçmon viktimat”.

“Kjo kulturë u jep mbështetje abuzuesve, të cilët jo vetëm vazhdojnë të jetojnë normalisht, por të festohen si “burra të vërtetë” dhe fitues. E njëjta kulturë dënon viktimat, duke u dërguar atyre mesazh të qartë se sistemet mbështetëse janë pothuaj inekzistente. Kësaj kulture duhet t’i jepet fund, me zë të lartë dhe të qartë”, thuhet në reagimin e Komitetit të Helsinkit.

Ndërkohë edhe kompania “Kozhuvçanka”, e cila është prodhuese e “Sinalco”, logoja e së cilës duket në emisionin e Stefan Llazarovit, ka kërkuar që të largohet e njëjta dhe informon se nuk e mbështet emisionin në të cilin promovohet kulturë e tillë.

Gjithashtu në rrjetet sociale ka pasur reagime të mëdha ndaj deklaratave të Llatasit, sepse i gjithë publiku ishte në shok të vërtetë për këtë skandal që ka bërë gazetari dhe e ndanë të njëjtin me publikun sikurse të ketë qenë ndonjë e arritur me të cilën krenohet. Pra, ai rrëfen se vajza është goditur me shuplakë dhe është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me disa persona.

Stefan Lazarov i cili para disa ditëve intervistoi Dragan Pavloviq-Llatas ka reaguar për herë të parë në opinion me çka dhe ka kërkuar falje dhe se i vjen keq se ka një mendim se ai promovon dhunuesit në videot e tij.

Ai përmendi sërish se është një ndjekje serioze. Ai pyet se si pati reagime pak ditë pas publikimit. Ai thotë se është për të ardhur keq se si në vendin tonë gjërat po dalin jashtë kontekstit.

“Videon që e keni parë, nuk është më në kanalin tim, është normale që më ka prekur edhe mua. Nuk e di a kamë bërë mirë që e kam larguar apo jo, mirëpo mendoj se një përmbajtje e tillë nuk duhet të jetë në kanalin tim”, tha Lazarov.

Policia dhe Prokuroria kanë reaguar pas intervistës së YouTuber-it Stefan Lazarov me gazetarin Dragan Pavloviq Latas, në të cilën janë ndarë detaje të marrëdhënieve seksuale të dhunshme. Mirëpo nga MPB-ja nuk ka informacion konkret se çfarë vepre ka vendosur të aktivizojë policia.

“Njoftimi është dorëzuar pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga Departamenti i Krimeve Kompjuterike dhe Forenzikës Digjitale, së bashku me të gjithë materialin e dokumentuar për veprime të mëtejshme”, njoftojnë nga Ministria e Brendshme.

Prokuroria, ndërkaq, shkurtimisht është përgjigjur se prokurori publik kompetent do të japë udhëzime për veprime dhe kontrolle të mëtutjeshme.

E ndaj këtij skandali nuk kanë qëndruar duarkryq e të heshtur politikanit shqiptarë, i pari që ka reaguar është zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, i cili ka dënuar këtë akt barbar.

“E dënoj ashpër fjalorin denigrues dhe rrëfimin skandaloz të gazetarit Dragan Pavloviç – Llatas në emisionin e youtuberit Stefan Lazarov, ku me një komoditet të turpshëm krekoset mbi aktin e kryer të dhunës dhe malltretimit ndaj një të miture”, ka shkruar Grubi.

Dhunuesit dhe abuzuesit duhet të dënohen sa më parë e sa më shumë, që të jenë shembull për ndalim me këto veprime anti-njerëzore, ndërkaq zvarritje e lëndës ndikon në shtim të përdhunuesve dhe abuzuesve sepse në realitet nuk frikësohen prej askujt. Llatas duhet të marrë dënimin maksimal për veprën që e ka bërë, dhe të tjerët duhet të marrin mësim nga dënimi i Llatasit. Vajzat e mitura përpos që nuk mbrohen, ato edhe kur përdhunohen përdhunuesit nuk dënohen por krenohen duke ndarë këto raste edhe me publikun. /Zhurnal.mk