Një veturë “Shkoda” godet veturën e policisë në rrugën Kumanovë-Tabanoc

Kumanovë, 22 shkurt – Një aksident komunikacioni ka ndodhur në rrugën Kumanovë-Tabanoc kur një veturë e tipit Skoda Felicia ka goditur një veturë policie, informon Zhurnal.

Përshkak aksidentit, komunikacioni nga ora 21 ka qenë në ndërprerje në drejtimin nga Kumanova te pompa e benzinës “Makpetrol” deri te vendkalimi kufitar në Tabanoc.

SPB Kumanovë konfirmoi se në ora 20:50 është marë denoncimi se në rrugën Kumanovë – Tabanoc ka ndodhur aksident mes një veture Shkoda dhe një veturë të MPB-së./Zhurnal.mk